Telenews

Burri në Fushë Kosovë rrah brutalisht gruan shkaku i xhelozisë, e pëson edhe vajza e mitur

 

 

Tragjeditë familjare, dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Fushë Kosovë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së mitur.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 42-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, ku ka bërë me dije se pas një konflikti për motive xhelozie, bashkëshorti e ka sulmuar atë fizikisht, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Po ashtu, i dyshuari ka ushtruar dhunë edhe ndaj vajzës 16-vjeçare. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, teksa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’./Telenews/

Të ngajshme

Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në trafik

KushtrimGuraj

Ç’surpriza ka përgatitur moti të dielën në Kosovë?

KushtrimGuraj

Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore

Erzana Fazliu