Telenews

Buzhala i reagon Osmanit: Vajzat e dhunume prej axhës së Prindonit janë më të rëndësishme se unë e ti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj shkrimit të Nacionales, i cili tregon se bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, ishte në dijeni për dhunimet e vajzave të mitura nga axha i tij, Sadri Sadriu, i cili dje është vrarë në Ferizaj.

“I njoftoj qytetarët e Kosovës se asnjë njohuri e asnjë lidhje me rrethanat që shpien në vrasjen e mbrëmshme nuk kam as unë e as bashkëshorti im, e aq më pak njohuri për ndonjë rast dhunimi”, deklaroi Osmani

Nuk ka munguar shumë dhe gazetari Berat Buzhala i reagoi presidentës Osmanit.

Buzhala deklaroi se “pas këtij kërcënimi direkt unë vazhdoj mos me u ndi shumë i rrezikuar” dhe se vajzat e dhunume prej axhës së Prindonit janë më të rëndësishme se vet ai e Osmani.

Postimi i plotë:

Presidentja Osmani mu paska turre me nje postim ne FB, se koka tu ni e rrezikume. I paska ftu organet e sigurise me me hetu 🤯😩.

Ok. Edhe pas ketij kercenimi direkt nga vogelsia e saj, Vjosa Osmani, une vazhdoj mos me u ni qaqqqqqq shume i rrezikume.

Sido qe te jete, rrini ne lidhje. Dikur prej akshamit do t’i pergjigjna me nje video.

Do ti kallxoj Zonjes Presidente se vajzat e dhunume prej axhes se Prindonit, kur atone kane pase moshen e vajzave te mia dhe vajzave te saj, jane ma te rendesishme se une e Vjosa.

Do t’i kallxoj se ajo e Prindoni, bashke me djemte e axhes Prindonit, jane kane pjese e nje grupi ne FB, ku viktimat kane kerku drejtesi./Telenews/

 

Të ngajshme

Pak çerdhe, pak punë për gra

KushtrimGuraj

Ndahen për fundvit nga 100 euro për fëmijët deri në 16-vjeç dhe pensionistët

KushtrimGuraj

Ballkani Perëndimor: Nuk ka premtime konkrete për datën e anëtarësimit në BE

KushtrimGuraj