Telenews

Kurti ftohet nga Prokuroria Speciale

Prokurori i Shtetit ka ftuar kryeministrin Albin Kurti për paraqitje në Prokurorinë Speciale më 16 dhjetor, në orën 09:30.

Prokurori i Shtetit thirrje për dëshmitarin Albin Kurti në objektin e Prokurorisë Speciale më 16 dhjetor 2024, në ora 09:30, thuhet në dokumentin e publikuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu në Facebook.

“Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale.

 

Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, ka shkruar Kryeziu.

Të ngajshme

Jashtë listës së VV-së mbeti ministri i famshëm

Donat Hashani

VV-ja e publikon listën e 110 kandidatëve për deputetë

Donat Hashani

Sa asete jetike për Kosovën ndodhen në veri të vendit?

Donat Hashani