Telenews

“Ca kokrra rrushi…” slogani i Hardh Fest 2022

Festivali Hardh Fest 2022 do t’i dedikohet Xhevdet Bajrajt, poetit rahovecas që u nda nga jeta në qershor të këtij viti.

Frymëzuar nga vargjet e tij poetike, “Ca kokrra rrushi të Rahovecit”, ky festival do të vijojë në frymën e shkrimtarit që për mbi 30 vjet jetoi dhe veproi në Meksikë.

“Inspiruar nga vargjet e poezisë “Ca kokrra rrushi të Rahovecit”, është edhe slogani i edicionit të sivjetshëm, i cili mbahet me 2, 3 dhe 4 Shtator në Rahovec, nën patronatin e Kryetarit të Komunës z. Smajl Latifi, me përkrahjen tradicionale të MKRS, MBPZHR dhe Komunës së Rahovecit”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

“Me ‘Ca kokrra rrushi…’, ju mirëpresim në Rahovec me 2, 3 dhe 4 Shtator!”

Të ngajshme

“U kry çdo sen!”, Gjesti i preferuari i publikut

Erzana Fazliu

Xuxi pretendon se Gresa “ka pëlqim për të” – këto janë sinjalet, sipas tij!

Erzana Fazliu

Loredana hap zemrën, tregon periudhën si e përjetoj ndarjen me Mozzik-un

Erzana Fazliu