Telenews

Cakohet kaq kohë paraburgim për policët e përfshirë në rastin Zejnullahu

Gjykata në Lipjan ka caktuar masën e paraburgimit për pesë policët e përfshirë në rastin e 24-vjeçarit, Agon Zejnullahu, i cili vdiq pas arrestimit.

Të njëjtit po hetohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

Emrat e policëve të arrestuarve janë Ibrahim Nela, rreshter në Stacionin Policor Lipjan, Liridon Rrahmani, Artidon Konxheli dhe Albian Raktoceri, zyrtarë policorë të këtij stacioni, si dhe Endrit Beqiri, zyrtar në Stacionin Policor Ferizaj.

Theksojmë që seanca ndaj 5 policëve ka nisur që nga ora 10:30 e mëngjesit.

Seanca u mbajt e mbyllur, pa praninë e mediave

Theksojmë se Agon Zejnullahu vdiq në orët e para të mëngjesit të së hënës, pak pas arrestimit nga Policia e Kosovës, me dyshimin se po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugët e Lipjanit.

Të ngajshme

Oda e Mjekëve nis hetime ndaj mjekes në rastin e Agon Zejnullahut, Sejdiu: Hetimet do të bëhen në dy pista!

Donat Hashani

Hapet për qarkullim kufiri Hani i Elezit – Bllacë, ndërsa Terminali Doganor jo

Donat Hashani

Hykmete Bajrami kërkon që të kompenzohen bujqit të cilët pësuan nga zjarret

Donat Hashani