Telenews

Cakolli: Partia e parë s’ka interes për formimin e institucioneve – opozita s’është e interesuar t’ia bëjë numrat

cakolli:-partia-e-pare-s’ka-interes-per-formimin-e-institucioneve-–-opozita-s’eshte-e-interesuar-t’ia-beje-numrat

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim sonte në emisionin “DPT të Fidani” në Klan Kosova ka thënë se në bazë të asaj që po ndodh në seancat e mbajtura, partia e parë s’ka interes për formimin e institucioneve.

Ai gjithashtu tha se në anënë tjetër, partitë opozitare nuk janë të interesuara që t’ia bëjnë numrat, përcjell Klankosova.tv.

“Dita e sotme, por në fakt edhe ajo e pardjeshmja dhe dy seancat e tjera kanë treguar një realitet që për bindjen time është shumë i hidhur. E para, partia e parë nuk ka interes për marrëveshje politike, rrjedhimisht nuk ka interes as me i formu institucionet sipas obligimeve kushtetuese”.

“Në anën tjetër partitë opozitare nuk janë të interesuara as ato t’ia bëjnë numrat, por në anën tjetër nuk janë të interesuara as që ato me e pas të paktën praktikisht mundësinë që me tentu ato themelimin e institucioneve”, është shprehur tutje Cakolli.

Të ngajshme

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon për të tretën ditë, protestuesit mblidhen në sheshin e Prishtinës

Rrezarta Ramaj

Rama ‘godet’ Kurtin: Përkundër kryeministrit që s’shkon, ne jemi gjithmonë për bashkëpunim me Prokurorinë

Rrezarta Ramaj