Telenews

Cakolli: Sulmet ndaj Gjyaktës Kushtetuese, problem serioz për demokracinë

cakolli:-sulmet-ndaj-gjyaktes-kushtetuese,-problem-serioz-per-demokracine

Eugen Cakolli nga KDI, ka komentuar sulmet e VV-së ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka thënë se ato janë problem serioz për demokracinë.

Postimi:

Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese sa herë që një vendim nuk i pëlqen shumicës politike janë problem serioz për demokracinë. Edhe nëse Gjykata ka vonuar më shumë sesa pritej, kjo nuk e ndryshon thelbin e aktgjykimeve dhe nuk e arsyeton delegjitimimin apo sulmet ndaj anëtarëve të saj.

Në fund të fundit, Kushtetuesja nuk ekziston për të konfirmuar vullnetin e partive politike, por për të rivendosur kufij kushtetues, sidomos kur pushteti tenton t’i anashkalojë ata përmes procedurës. E Kuvendi, qoftë përmes shumicës apo edhe me votat e të 120 deputetëve, ka obligim që vendimet t’i marrë në përputhje me rregullat dhe Kushtetutën.

Çfarëdo mendimi, se lëre më veprimi ndryshe, është prirje autoritare.

Të ngajshme

Një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë gjatë natës

Valjeta Turkaj

Basha del në teren, përcjell nga afër punimet Prishtinë-Podujevë

Valjeta Turkaj

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës

Valjeta Turkaj