Telenews

Cakolli thumbon deputetët që dolën me minus vota: S’kam dëgjuar që dikush për inati të shtojë vota (VIDEO)

cakolli:-sulmet-ndaj-gjyaktes-kushtetuese,-problem-serioz-per-demokracine

Eugen Cakolli, nga Demokracia në Veprim, ka komentuar distancimin e kandidatëve për deputet në lidhje me shtimin e votave.

Ai në emisionin “DPT te Fidani”, u shpreh se nuk ka dëgjuar ndonjëherë që dikush, për inati t’i shtojë vota dikujt.

“Kam dëgjuar raste kur për inati dikush t’ia vjedh votat, por nuk kam dëgjuar që për inati dikush t’ia shtojë, edhe atë qindra ose mijëra vota”, tha ai.

Cakolli tha gjithashtu se është i prirur të mos e besojë distancimin vetëm si akt të cilitdo deputet.

“Pra, në parim, unë jam i prirur të mos i besoj distancimit vetëm si akt i cilitdo prej kandidatëve. Unë nuk besoj që dikush mund t’i shtojë qindra e mijëra vota vetëm se ka preferencë ndaj teje si kandidat”, tha ai.

 

Të ngajshme

Në çfarë ore duhet të flemë të dielën që të kemi një të hënë më produktive?

Rrezarta Ramaj

Konjufca: Forcimi i Kosovës si pjesë e Aleancës Perëndimore do ta bëjë aleancën më të fuqishme

Rrezarta Ramaj

Udhëtime të rregullta Kosovë – Gjermani me Kompania Turistike SHPEJTIMI

Rrezarta Ramaj