Callum Turner ka folur hapur për dëshirën e tij për t’u bërë baba dhe për të krijuar një familje me bashkëshorten e tij, këngëtaren Dua Lipa.
Në një intervistë ekskluzive për Esquire UK, aktori 36-vjeçar tregoi se çfarë dëshiron të sjellë kapitulli i ardhshëm i jetës së tij.
Kur u pyet se çfarë pret nga e ardhmja, ai fillimisht u përgjigj se dëshiron të vazhdojë me punën që po bën aktualisht, por më pas shtoi një fjalë të rëndësishme: “Familje”.
I pyetur nëse krijimi i një familjeje është një prioritet për të, Turner u përgjigj qartë: “Sigurisht, po. Jam 36 vjeç. Do të doja të kisha një familje dhe të rrisja disa fëmijë”.
Turner dhe Dua Lipa u martuan së fundmi.
Çifti zhvilloi ceremoninë në një bashki në Londër më 31 maj, derisa fundjavën pasuese në Sicili.
Marrëdhënia e tyre nisi të përflitej në janar të vitit 2024, kur u panë së bashku pas premierës së “Masters of the Air” në Londër.
Në korrik të të njëjtit vit, Dua konfirmoi lidhjen e tyre në Instagram.
Një vit më vonë, në qershor 2025, ajo bëri të ditur për British Vogue se ishin fejuar.
Në intervistat e mëparshme, Turner ka folur me shumë respekt për partneren e tij, duke thënë se ajo e frymëzon edhe artistikisht.
Ai ka treguar gjithashtu se, pavarësisht angazhimeve të shumta profesionale të të dyve, ata përpiqen të kalojnë sa më shumë kohë së bashku.
Edhe Dua ka folur më herët për dëshirën për t’u bërë nënë një ditë.
Këngëtarja ka pranuar se do të donte të kishte fëmijë, por ka theksuar se është e vështirë të përcaktosh momentin ideal, sidomos duke pasur parasysh karrierën e saj dhe angazhimet me turnetë.
Kështu, pas martesës, duket se krijimi i familjes është një nga dëshirat e rëndësishme të çiftit për të ardhmen.

