Telenews

Cana: Ndeshja Gjermani-Skoci ishte jashtë parashikimeve të mija, Kroos lojtari më i mirë i tëra kohërave

Gjermania ka fituar me rezultat të thellë 5-1 ndaj Skocisë në kuadër të grupit A në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian 2024.

E kjo ndeshja ka dalë jashtë parashikimeve të moderatorës, Genta Cana, e cila, kishte parashikuar një rezultat prej 2 me 0 në favor të gjermanëve.

“Parashikimi im për ndeshjen e sodit nuk doli, sepse unë e parashikova që 2 me 0 ka qenë rezultati. Doli jashtë parashikimeve të mia, sepse definitivisht e dominuan gjithë lojën, e dominuan në të gjitha repartet. Një kombëtare shumë e re në moshë, duke filluar nga trajneri deri tek lojtarët e rinj… edhe sigurisht pa anashkaluar siç është edhe ndoshta lojtari më i mire i tërë kohërave mesfushori, Tony Kroos”, ka thënë Cana, në “EuroDueli” të Dukagjinit.

source

Të ngajshme

Mauro Icardi me dedikim emocional ndaj tifozëve të ish klubit Galatasaray!

Rrezarta Ramaj

​Milan – Inter, fundjava sjell derbin e madh italian

Rrezarta Ramaj

Akil Gjakova mposhtet në çerekfinale, vazhdon në repesazh për medaljen e bronztë

Rrezarta Ramaj