Telenews

Çanak: Kosova është mashtrimi më i madh serb

Lideri i Lëvizjes Social-Demokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak ka fol për media për disa nga gabimet që kanë bërë disa nga miqtë e tij të dikurshëm – Patriarku Porfirije, Zoran Gjingjiç dhe Boris Tadiç, pse SPC sipas tij “nuk është Kishë ortodokse”, pse Kosova është mashtrimi më i madh serb dhe çka do të ndodhë me Putinin, shkruan “”Kurir”.

Ai konsideron se është mashtrim, pasi tashmë Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga shumë vende , që ka organizimin e vetë dhe që banorët e saj nuk duan të jetojnë me Serbinë.

“Ja pse – Kosova është shtet i pavarur, në Kosovë shumica dërmuese  e banorëve nuk janë të gatshëm që të jetojnë në bashkësi me Serbinë, Kosova eka gjetur rrugën e saj që të pranohet nga 100 shtete, Kosova e ka organizimin dhe jetën e saj të brendshme politik”, tha Çanak.

Nisur nga këto, Çanak theksoi se Kosova është mashtrimi më i madh serb.

“Patriarkun e kam pasur mik, por aktualisht në SPC ka ortodoksi aq sa ka seks në martesë. Me kohë gjithnjë e më pak e më pak, intervalet janë të shkurtra e hipokrizia gjithnjë më e madhe. Tash, pasi ajo ekziston që 1054 vjet, ka ardhur deri aty që ortodoksia u avullua. SPC nuk është kishë ortodokse, nuk ka lidhje me ortodoksi”.

Ndërsa lidhur me Gjingjiçin, ai tha se ishte mik i imi, që pësoi tragjikisht në vendin e punës, por pikërisht ai për shkak të politikës ditore lejoi hyrjen e besimit në shkolla shtetërore në shtetin sekular. Të gjithë këto për pikë politike për epërsi ndaj Koshtunicës, që asokohe ishte president, pasojë e kësaj janë gjeneratat që sot sulmojnë policinë, tha ai.

“Për Boris Tadiç një ish-mik, dorëzoi rafinerinë e naftës NIS tek Gazpromi rus dhe lejimi i rusëve në jetën shoqërore në Serbi. Ata tash kanë krijuar kapital të jashtëzakonshëm përmes NIS dhe Gazprom dhe nga aty paguhen llumi, banditët dhe të gjitha ato parti që betohen për Rusinë, ndoshta e mbani mend mallkimin e peshkopit Radoviç se i mallkuar tri deri 3 mijë herë është ai që bënë diçka kundër Rusisë”, tha Çanak.

Në lidhje me situatën përkatësisht Putinin, ai theksoi se “Në vend që të mbaj Krimen, ai vjen në pozitë se do të përfitoj Ukrainën, aty ku mbrohet civilizimi evropian. Putin këtë i gjallë nuk mund ta kryej, Putin duhet të vdes. A e hidhni nga dritarja, a vritet apo pasi pi qaj. Diçka do të ndodhë, ai nuk mund të mbijetojë.

Të ngajshme

Mali i Zi publikon analizë për “Ballkanin e Hapur”, dokumenti hiqet nga rendi i ditës në Kuvend

KushtrimGuraj

Çitaku: Në një ditë si kjo është mirë t’ia kujtojmë vetes çmimin e lartë të lirisë

KushtrimGuraj

Rrëfimi i amerikanit që mblodhi kujtimet e Ismail Qemalit

KushtrimGuraj