Cardi B dhe bashkëshorti i saj Offset u siguruan që vajza e tyre Kulture të kishte një festë luksoze për ditëlindjen e saj të katërt.
Krijuesja e hitit “WAP”, 29 vjeçe, dhe anëtari i Migos, 30 vjeç, i dhuruan vajzës së tyre të vogël një total prej 50 mijë dollarësh (49.5 mijë euro) në pesë paketime me para.
Babai i saj krenar postoi një video të vajzës së tij të vogël duke pushuar në pjesën e pasme të një makine ndërsa shfaqte dhuratën e saj ekstravagante për ditëlindjen.
“Çfarë është ajo?”, Offset u dëgjua duke thënë teksa filmonte ndërveprimin me vajzën e tij, të cilës ajo iu përgjigj: ‘Një biletë!’ (një term që do të thotë një milion dollarë).
“Një biletë është një milion, vajzë,” u përgjigj ai, duke shtuar: “Kjo është 50, thuaj, 50!”.
Vajza e çiftit të famshëm mbushi katër vjeç më 10 korrik dhe familja festoi me një udhëtim në Candytopia – një muze interaktiv për fëmijë, shkruan DailyMail.
Ylli i repit ndau disa video të realizuara gjatë udhëtimit në InstaStory të dielën, teksa kaloi kohë cilësore me burrin, vajzën dhe djalin e çiftit Wave, dhjetë muajsh.
Ky nuk është rasti i parë kur çifti i famshëm i repit llaston vogëlushin e tyre me një dhuratë të madhe për ditëlindje.
Në korrik të 2020, Offset i dhuroi Kulture çantën e saj rozë ‘Birkin’ me vlerë prej 8 mijë dollarësh për ditëlindjen e saj të dytë.
Cardi kohët e fundit foli për të qenë një nënë praktike në një intervistë për “Vogue Singapore”, duke pranuar se ajo kurrë nuk ka pasur një dado për vajzën e saj.
“Kur foshnja erdhi, as që mund të mendoja të merrja një dado, sepse kisha frikë se dikush do të ishte pranë saj përveç familjes sime. Nuk kam pasur kurrë dado për Kulture”, ka rrëfyer këngëtarja.
Cardi dhe Offset filluan të takoheshin në fillim të vitit 2017 dhe u fejuan publikisht atë tetor.
Më vonë u zbulua se dyshja kishin lidhur kurorë fshehurazi një muaj para se të zbulohej lajmi për fejesën.