Çeku akuzon Ramën se tentoi të mashtrojë një investitor – ky ia tregon kërkesën që iu refuzua nga Ministria e Sveçlës
Në debatin për zgjedhjet në Prishtinë, kandidati i Vetëvendosjes, Hajrulla Çeku, akuzoi kryetarin aktual të komunës nga radhët e LDK-së, Përparim Rama, se nuk ia kishte dorëzuar një projekt të rëndësishëm për qytetin një investitori privat.
Rama reagoi menjëherë duke e cilësuar këtë akuzë si të pavërtetë dhe para kamerave shfaqi një dokument, për të cilin tha se dëshmonte bllokimin nga institucionet qendrore.
“Qe kërkesa jonë. Këto janë faktike.” – tha Rama, duke treguar një dokument përpara kamerave.
“Qysh është e mundun dikush me i besu kësaj” – tha Çeku.

