Telenews

Certifikata digjitale e vaksinimit e Kosovës, e shkarkuar pas 11 korrikut, pranohet në BE

Certifikata e vaksinimit ndaj COVID-19 tashmë është funksionale për përdorim në shtetet e BE-së.

Kjo u bë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ku thuhet se në mënyrë që qytetarët të mos kenë asnjë problem rreth përdorimit të saj, çdo qytetar i vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19  duhet të hyjë në platformën e-kosova dhe ta shkarkojë përsëri certifikatën.

Çdo certifikatë e shkarkuar pas datës 11 korrik 022 është funksionale për të gjitha vaksinat dhe e lexueshme në pikat hyrëse dhe kontrolluese brenda shteteve të Bashkimit Evropian, thuhet më tej në njoftim.

“Pas njoftimit ditë më parë nga Sekretariati i EU digital Certificate i Komisionit Evropian se është konfirmuar pranueshmëria – vendimi mbi ekuivalencën e certifikatës digjitale të vaksinës kundër COVID-19, e lëshuar nga Kosova në EU digital certificate, me qëllim lehtësimin e së drejtës së lëvizjes së lirë brenda shteteve të Bashkimit Evropian, Ministria e Shëndetësisë është informuar se certifikata është funksionale për përdorim në shtetet e BE-së”.

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës 1 Korrik

Erzana Fazliu

Hekuri dhe vitamina C: A është kombinimi i tyre i nevojshëm?

KushtrimGuraj

“Është i imponuar nga vetë kryeministri”, Rama thotë se Çekun s’e duan as anëtarët e LVV-së në Prishtinë

Donat Hashani