Telenews

Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” merr njohje ndërkombëtare – arritje historike për ekonominë e Kosovës

Oda Ekonomike e Kosovës njofton opinionin publik dhe mediat se Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” tashmë është e njohur ndërkombëtarisht, duke shënuar një arritje të rëndësishme dhe historike për ekonominë e Republikës së Kosovës.Në Paris, Oda Ekonomike e Kosovës është akredituar zyrtarisht nga Oda Ekonomike Ndërkombëtare dhe Federata Botërore e Odave Ekonomike për lëshimin e Certifikatave të Origjinës me njohje globale.Ky proces përfaqëson rezultat të një pune të gjatë institucionale dhe profesionale, me qëllim forcimin e pozitës së Kosovës në tregtinë ndërkombëtare dhe rritjen e besueshmërisë së produkteve kosovare në tregjet globale.Për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës, Certifikatat e Origjinës të lëshuara nga Oda Ekonomike e Kosovës do të kenë validitet ndërkombëtar të pranuar, duke mundësuar një prezantim më të fuqishëm të produkteve vendore në tregjet botërore.Rëndësia e këtij zhvillimiKy hap strategjik përfaqëson avancim të rëndësishëm në:

  • forcimin e eksportit të produkteve kosovare
  • rritjen e kredibilitetit dhe besueshmërisë ndërkombëtare të bizneseve vendore
  • digjitalizimin dhe modernizimin e shërbimeve tregtare
  • mbështetjen e drejtpërdrejtë për prodhuesit dhe eksportuesit e Kosovës

Ky zhvillim shënon një moment të rëndësishëm për ekonominë e vendit dhe hap perspektiva të reja për integrimin më të thellë të Kosovës në tregjet ndërkombëtare.

Të ngajshme

Prokuroria dhe Policia e Kosovës intensifikojnë masat për parandalimin e keqpërdorimeve të votës

Rrezarta Ramaj

Arrihet marrëveshja, përfundon greva e punëtorëve të sigurimit në UP

Rrezarta Ramaj

Lajm i mirë për shoferët e kamionëve dhe autobusëve: Hyn në fuqi udhëzimi për CKP-në

Rrezarta Ramaj