Telenews

Certifikimi i Listës Serbe, PZAP merr vendim për ankesën e VV-së

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka hudhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ta certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan Reporteri.net.

Vendimi është marrë sot dhe në të thuhet se ankesa është e palejuar.

“Hudhet poshtë e palejuar ankesa Anr. 16./2025, e datës 08.01.2025, e paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje, me seli në Prishtinë, paraqitur kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KQZ, me të cilën ka kërkuar që të anulohet Vendimi i KQZ’së Nr.01/2328-2024, i datës 31.12.2024 dhe të urdhërohet KQZ, të nxjerr vendim”, thuhet në vendim.

Kundër këtij vendimi, VV ka të drejtë ankese në Gjykatën Supreme, brenda 48 orëve nga pranimi i këtij vendimi.

Një nga arsyet e kundërshtimit të pjesëmarrjes së Listës Serbe në zgjedhje nga Vetëvendosja qeverisëse është fakti që Lista Serbe nuk e njeh Kosovën si shtet dhe nuk është distancuar nga ish-nënkryetari i saj Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra një polic kosovar.

Të ngajshme

Qytetarit i thyhet vetura në pikë të ditës në Mazgit (PAMJE)

Donat Hashani

Abdixhiku fton Kurtin t’i dalë përballë në debat televiziv: Të ballafaqohemi për katër vitet e tij dhe katër të mijat

Donat Hashani

Abdixhiku kërkon votën e mërgatës për LDK-në

Donat Hashani