Telenews

Çertifikimi i rezultateve, Albulena Haxhiu flet për thirrjen e seancës

Albulena Haxhiu ka reaguar pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke e cilësuar këtë si përmbyllje të një procesi të rëndësishëm demokratik për vendin.

Sipas Haxhiut, me certifikimin e rezultateve, vullneti i qytetarëve të shprehur përmes votës, si brenda vendit ashtu edhe nga mërgata, ka marrë formën e tij përfundimtare institucionale. Ajo shprehu mirënjohje për institucionet zgjedhore dhe për të gjithë ata që kontribuuan në mbarëvajtjen e procesit me profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim.

Haxhiu theksoi se, në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, seanca konstituive e Kuvendi i Republikës së Kosovës do të thirret brenda afatit të paraparë me Kushtetutë, duke hapur rrugën për themelimin e institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve.

Në reagimin e saj, ajo nënvizoi se besimi i dhënë nga qytetarët përfaqëson një përgjegjësi të madhe dhe se çdo mandat duhet të ushtrohet me integritet, llogaridhënie dhe përkushtim në shërbim të interesit publik, demokracisë dhe të ardhmes së Republikës së Kosovës.

Të ngajshme

FIFA refuzon kërkesën e Francës, nuk hiqet kartoni i Olises

Rrezarta Ramaj

Aeroporti i Mynihut e përmirëson gabimin për Kosovën, i bie vizë “Air Serbisë”

Rrezarta Ramaj

Ky është afati i fundit për thirrjen e seancës konstituive

Rrezarta Ramaj