Telenews

“Çështja e të drejtave shqiptare është obligim ndërkombëtar për Maqedoninë e Veriut”

Presindetja Vjosa Osmani gjatë fjalimit vjetor në Kuvend para deputetëve ishte deklaruar rreth shqetësimeve të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut se atje po rrezikohen të drejtat e tyre.

Ajo ka thënë se do të bëjnë “çmos që të mos bëhet asnjë hap prapa”.

“Në të njëjtën kohë shohim shqetësime të shumta në mesin e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut sa i përket të drejtave të fituara me Marrëveshjen e Ohrit dhe dua t’i siguroj të gjithë që do të bëjmë çmos që të mos bëhet asnjë hap prapa por vetëm përpara. Shqiptarët janë popull konstituiv në Maqedoninë e Veriut me kontribut determinues në demokratizmin dhe integrimin euroatlantik të vendit, prandaj çdo përpjekje për të minuar të drejtat e tyre do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur nga shqiptarët gjithandej”, ka thënë Osmani.Osmani: Kosova dhe Shqipëria të koordinohen për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve

“Koordinimi i vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në veçanti për çështje të politikës së jashtme dhe të sigurisë por mbi të gjitha për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në të gjithë rajonin e kudo tjetër që jetojnë ata, është vendimtar për suksesin tonë dhe për ecjen përpara drejt familjes euroatlantik, aty ku e kemi vendin dhe e meritojmë”, ka thënë Osmani.

Analisti Milazim Maraj, në një prononcim për “Bota dot”, ka thënë se Osmani me të drejtë kërkoi koordimin me Shqipërinë prë mbrojtjen e interesve të shqiptarëve në Gadishullin Ilirik.

Me theks të veçantë, për shqiptarët në Maqedoni, që sipas Marajt, janë popull kontribues dhe konstitutiv në këtë shtet.

“Presidentja foli edhe për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në Gadishullin Ilirik. Për këtë ajo më shumë të drejt kërkoj një koordinim më Shqipërinë. Ky koordinim është obligim kombëtar. Respektimi i marrëveshjes së Ohrit për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut është obligim kombëtar për Kosovën dhe Shqipërinë, që të merren seriozisht më problemet e popullit të vet që është në shtetet tjera.

Çështja e të drejtave shqiptare është obligim ndërkombëtar për Maqedoninë e Veriut që këtë marrëveshje të zbatoj nga se e ka pranuar dhe nënshkruar. Madje pa u ndal në dyshimin e numrit të shqiptarëve në Maqedoni, shqiptarët janë popull kontribues dhe konstitutiv në këtë shtet, kanë dhënë e japin pa ndërpre kontribut në ndërtimin e demokracisë në shtetin e tyre”, nënvizon ai.

Ai thotë se edhe takimi mes dy qeverive, Kosovës dhe Maqedonisë së V. më shumë lexohet si një nismë për “Ballkaninë” e përfolur më herët së sa për të zgjedhur hallet e shqiptarëve dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore më Kosovën.

“Në Maqedoninë e Veriut kërkohen ndryshime në Kushtetutë për gjëra mjaft të pakapshme dhe jo demokratike, pse nuk është ndryshuar deri tani Kushtetuta për të zgjedhur çështjen e shqiptarëve, të shkollimit të tyre në gjuhë amtare si e drejt elementare e njeriut.

Takimi tani i dy qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së veriut më shumë lexohet si një nismë për “Ballkaninë” e përfolur më herët së sa për të zgjedhur hallet e shqiptarëve dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore më Kosovën.

Në këtë mbledhje nuk u kërkua që çështja e të drejtave elementare të shqiptarëve të bëhen kushtetuese.

Të hapen shkolla shqipe në fshatra që shteti i Maqedonisë së Veriut nuk i ka hapur deri tani.

Të reagohet sa më shpejt për të drejtat e shqiptarëve në komunat e banuar më shqiptarë dhe të mbetura padrejtësisht në Serbi”, potencon analisti.

Të ngajshme

Policia jep detaje për vrasjen në Tetovë, janë ndaluar katër persona

Valjeta Turkaj

Përleshje me armë zjarri në Tetovë, vdes një person

Valjeta Turkaj

Kërkohej nga Interpoli, arrestohet në kufirin Kosovë-Shqipëri shtetasi turk

Valjeta Turkaj