Telenews

Çfarë dihet deri tani për rastin në lokal, në Gjakovë, ku një person u vra dhe një tjetër u plagos

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri, rast ky që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së hënës në një kafiteri në Gjakovë.

Sipas policisë, rreth orës 05:20 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, i dyshuari, pronar i lokalit, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave.

Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri ka mbetur i plagosur.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja dhe një mjet i mprehtë (thikë). Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

I dyshuari fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por më vonë gjatë ditës është vetëdorëzuar në polici, duke dorëzuar edhe një revole.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

“’Rr. Vëllezërit Frashëri’, Gjakovë  16.03.2026-05:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, pronar i një lokali kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë, njëri nga viktimat nga plagët e marra kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja dhe një mjet i mprehtë (thikë). Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. I dyshuari është vetëdorëzuar dhe ka dorëzuar një revole. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Të ngajshme

Shqipëri: Me 79 vota pro, Kuvendi voton për shpalljen e Iranit si vend që sponsorizon terrorizmin

Valjeta Turkaj

22 vjet nga trazirat e marsit

Valjeta Turkaj

Arrestohet autori që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

Valjeta Turkaj