Telenews

“Çfarë dreqin ju solli këtu”, Von Cramon sqaron deklaratën e saj: S’kam dashur ta fyej askënd

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka komentuar adresimin e saj ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri të dielën.

Sa ishte për vizitë në veri, Von Cramon iu drejtua disa zyrtarëve policorë duke i pyetur se “çfarë dreqin ju solli këtu” derisa shtonte se, sipas saj, nuk ekziston rrezik në komunat veriore, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Edhe një ditë më vonë, ajo tha se nga çka pau, prezenca e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk ishte e nevojshme.

“Por ju duhet të më citoni krejtësisht. Jo vetëm këtë fjali. Ajo çfarë kam thënë është se ne kemi shikuar përreth, dhe nga perspektiva ime dhe njerëzve në terren, ajo çfarë po ndodhte nuk ishte në rregull. Njerëzit ndiheshin të kërcënuar, një ambient jocivil, me mjete të blinduara që dukeshin pothuajse sikur një situatë lufte, në një të diel të zakonshme, me policë që ndërroheshin… Po natyrisht, do t’i pyesja edhe në Gjermani policët të njëjtën gjë”, ka thënë ajo në KTV.

Ajo ka thënë se ajo pyetje nuk ishte e adresuar për atë polic, dhe sipas saj, kjo është e qartë.

“Nuk i ishte adresuar atij djali të gjorë atje. Kjo është e sigurt dhe është e dukshme. Nëse e shihni videon e plotë, ne kalojmë goxha kohë aty me policët. Nuk është se unë dola nga vetura, kërceva dhe i thashë policit atë çfarë i thashë dhe ika”, ka thënë ajo.

E njëjta theksoi se nuk ka dashur ta fyejë askënd.

“Nuk ka qenë për të fyer dikë individualisht. Nëse unë shoh një përdorim disproporcional të forcës, kudo qoftë, si në Ukrainë, si në vende të tjera apo qoftë edhe në vendin tim—Gjermani – po do ta artikuloj këtë, sepse kjo është e drejtë. Dhe ju lutem më citoni siç kam thënë! Nuk iu kam adresuar personit në terren”, ka thënë ajo.

Të ngajshme

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Erzana Fazliu

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu