Telenews

Çfarë pamë nga udhëtimi i Kryeministrit në Forumin e Paqes

 

Kryeministri Albin Kurti e ka kaluar pjesën e fundit të javës jashtë vendit. Ai qëndroi në Malaga të Spanjës dhe në Paris ku diskutoi për paqe dhe takoi diplomatin amerikan që e ka në agjendë Kosovën James C. O’Brien.  Nuk dihet kur përfundon qëndrimi i Kryeministrit në Francë ku shkoi me me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron.

Kurti ishte folës në Forumin e Paqes në Paris. Gjatë fjalimit ai foli për zhvillimet e fundit në Kosovë, raportet me Serbinë dhe për rolin e liderit në politikë ku tha se një lider i korruptuar cenon edhe sigurinë kombëtare.

“Kur keni një udhëheqës të korruptuar… ju keni një cenueshmëri të caktuar në sigurinë kombëtare. Kështu që ne duhet të shohim rrezikun e korrupsionit edhe në aspektin e sigurisë kombëtare jo vetëm në aspektin e shkeljes ligjore dhe dëmtimit të ekonomisë”, është shprehur kryeministri.

Të premten mbrëma, kryeministri Albin Kurti ditë u prit në Pallatin Elysee nga presindeti francez Emmanuel Macron. Në këtë takim ai ishte i shioqëruar me bashkëshorten e tij, Rita Knudsen.

“Një kënaqësi për t’u pritur sonte në Pallatin Élysée nga Presidenti francez @EmmanuelMacron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron përpara hapjes së edicionit të 6-të të Forumit të Paqes në Paris”, shkroi Kurti në platformën “X”.

Po në Frëncë, Kurti u takua edhe me Kryetarin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercvegovinës Željko Komshiq dhe anëtarit të Presidencës, Denis Bećirović.

“Faleminderit Kryetarit të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Željko Komshiq dhe anëtarit të Presidencës, Denis Bećirović, për një takim produktiv. Diskutuam rëndësinë e zbatimit të plotë të agrmts-ve të Procesit të Berlinit — veçmas për lëvizjen e lirë me karta identiteti si dhe eksploruam d bashkëpunimin e mëtejshëm”, njoftoi Kurti për takimin.

 

Gjatë qëndirmit në Francë, Kurti ka a takuar ekonomistin e njohur Thomas Piketty, me të cilin thotë se ka diskutuar për Kosovën e ngjarjet e ndryshme botërore.

“Kënaqësi takimi me ekonomistin dhe profesorin e shquar francez Thomas Piketty, në zyrën e tij në Paris sot. Ne diskutuam për Kosovën, ngjarjet botërore dhe rreziqet që e djathta ekstreme paraqet për barazinë demokratike dhe prosperitetin ekonomik”, njofton kryeministri.

 

Po ashtu, Kurti njofton se ka takuar edhe anëtarët e shkollës normale.

“Një kënaqësi e madhe për t’u përfshirë në biseda të thella gjatë drekës me anëtarët e njohur të shkollës normale “École Normale Supérieure”, e cila ka qenë shtëpia e dhe që ka mprehur talentin e figurave të panumërta të njohura. Shumë faleminderit drejtorit Frédéric Ëorms dhe arkeologut Christophe Goddard për organizimin”, informoi kryeministri.

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar në Malaga të Spanjës një ditë pasi është pritur në Pallatin Elysse nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron. Sipas një njoftimi të Vetëvendosjes Kurti ka shkuar atje , në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) ku subjekti që drejton ai është bërë anëtar i kësaj partie.

Kreu i VV-së aty ka mbajtur edhe një një fjalim ndërsa Vetëvendosje thotë se “anëtarësim erdhi si rezultat i punës së bërë ndër vite, konsistencës në parimet socialdemokrate si organizatë dhe me shembull të udhëheqjes socialdemokrate në qeverisje”./Gazeta Express/

Të ngajshme

Zvicra shpallet vendi me cilësinë më të lartë të jetës në botë për vitin 2025

Valjeta Turkaj

Rohde në Deçan, falënderon ekipin që shpëtoi dy turiste të huaja në bjeshkët e Sharrit

Valjeta Turkaj

Kapen mbi 130 tonë pleh kimik nga Rusia, u kamuflua si mall nga Serbia

Valjeta Turkaj