Telenews

Çfarë po kurdis: Serbia blen 11 helikopterë rusë

 

 

Serbia ka blerë 11 helikopterë të rinj rusë Mi-35 dhe disa pajisje të reja ushtarake. Ato janë prezantuar gjatë ditës së sotme në kryeqytetin serb, Beograd, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ndërkohë, analistja amerikane, Ivana Stradner nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive me seli në Uashington, ka ngreh alarmin ndaj zhvillimeve të fundit.

 

“Serbia bleu helikopterë rusë Mi-35 nga Qipro. Katër helikopterë të tjerë janë në Rostov-on-Don në Rusi, por ato tani nuk mund të dorëzohen”, ka shkruar ajo në platformën X.

Analistja më tutje thotë se përshkallëzimi i radhës në rajon nuk do të fillojë me grupet ushtarake ruse, por paraushtarake dhe “kësaj duhet t’i kushtohet vëmendje”.

Ndryshe, Serbia edhe në të kaluarën ka blerë armatim nga Rusia, e cila është nën sanksionet e SHBA-së dhe BE-së, shkaku i pushtimit të Ukrainës.

 

Të ngajshme

Prokuroria kërkon paraburgim për Mahmut Hoxhajn që plagosi dy persona në Pejë

Donat Hashani

Këto janë detajet që nuk do ti besoni se ndodhën në zgjedhjet lokale 2025

Donat Hashani

Ky është asambleisti më i votuar në Kosovë

Donat Hashani