“Po e bëni shumë tragjike”- u shpreh mbrëmjen e kaluar gjatë Prime-it Ermiona Lekbello, teksa po komentohej situata e Luizit dhe Kiarës. Pas debateve, ‘Zarfi i Zi’ kishte një paralajmërim për këdo që thyen rregullat.
Bisedat për veprimin e Luizit ndaj Kiarës vijuan edhe në orët e vona të mbrëmjes por nuk u toleruan aspak nga Ermiona. Ajo ndërhyri në bisedën e Oltës, Maestros dhe Kiarës por situata u agravua edhe më tej, duke bërë që Jona të merrte vendimin për të lënë shtëpinë.

