Telenews

Çfarë po paralajmëron Pacolli: Lojërat Mesdhetare 2030 mund të anulohen?

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli paralajmëron se Lojërat Mesdhetare të vitit 2030 që do të organizohen në Prishtinë rrezikojnë të anulohen, nëse siç thotë ai “përfshihet politika”.

Ai njofton se në nivel ndërkombëtar ka dëgjuar se “në Lojërat Mesdhetare që janë planifikuar të mbahen në Kosovë në vitin 2030, politika po përpiqet të luajë rolin kryesor”.

“Lojrat mesdhetare 2030. Në nivel ndërkombëtar po dëgjoj se në Lojërat Mesdhetare që janë planifikuar të mbahen në Kosovë në vitin 2030, politika po përpiqet të luajë rolin kryesor.

Komiteti Olimpik duhet të ketë kujdes që këshilli organizativ të qëndrojë larg politikës, në të kundërt rrezikon që këto lojëra të anulohen”, shkruan Pacolli.

Të ngajshme

Sot shënohen Pashkët Ortodokse, besimtarët kremtojnë festën e madhe

KushtrimGuraj

Shqiptohen mbi 1 mijë e 800 gjoba brenda 24 orëve, dhjetëra aksidente trafiku

KushtrimGuraj

Shkruhet historia: Union Berlin emëron trajneren e parë femër

KushtrimGuraj