Telenews

Çfarë po përpiqet t’i tregojë botës? Kim Jong Un shfaqet sërish në publik me vajzën

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un e ka nxjerrë sërish në publik vajzën e tij për të festuar një tjetër lëshim të raketës me aftësi bërthamore, duke thelluar debatin nëse ajo po përgatitet si pasardhëse.

Vajza, që besohet të jetë fëmija i dytë i Kim-it, i quajtur Ju Ae dhe rreth 9 ose 10 vjeç, u shfaq për herë të parë në botën e jashtme fundjavën e kaluar në fotot e medias shtetërore koreane që e tregonin atë duke vëzhguar lëshimin e raketës balistike ndërkontinentale të Veriut një ditë më parë me prindërit e saj dhe të tjerë zyrtarë.

Këtë të dielë, Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë së Veriut e përmendi atë për herë të dytë, duke thënë se ajo dhe Kim bënë foto në grup me shkencëtarë, zyrtarë dhe të tjerë të përfshirë në atë që e quajti lëshimin testues të Hwasong-17 ICBM.

KCNA e përshkroi atë si fëmijën ‘më të dashur’ ose ‘të çmuar’ të Kim-it, një titull më nderues se përshkrimi i saj i mëparshëm për ‘fëmijën e dashur’ të Kim-it më 19 nëntor.

Fotot e publikuara nga media shtetërore tregonin vajzën me një pallto të gjatë dhe të zezë duke mbajtur krahun e të atit teksa të dy pozonin për një foto.

‘Kjo sigurisht është befasuese. Fotografia e Kim Ju Ae duke qëndruar përkrah babait të saj ndërsa po festohej nga teknikët dhe shkencëtarët e përfshirë në lançimin e fundit të raketës ICBM do të mbështeste idenë se ky është fillimi i pozicionimit të saj si një pasardhëse e mundshme”, tha Ankit Panda, një eksperte me Carnegie Endowment për Paqen Ndërkombëtare.

“Mediat shtetërore që nënvizojnë dashurinë e babait të saj për të, e nënvizojnë më tej këtë, mendoj. Së fundi, të dyja paraqitjet e saj fillestare publike kanë qenë në kontekstin e armëve bërthamore strategjike, xhevahirët e kurorës së aftësive të mbrojtjes kombëtare të Koresë së Veriut. Kjo nuk më duket si rastësi”, tha Panda.

Kjo vjen pasi Kim pretendoi se Hwasong-17 ICBM e tij është ‘arma strategjike më e fortë në botë’ dhe u zotua të kultivojë arsenalin më të fuqishëm ‘strategjik’ të raketave në botë.

Të ngajshme

Punëtorët e sektorit privat kërkojnë pagë 400 euro në muaj

Donat Hashani

Escobar vazhdon me tone të ashpra: E pranon ose jo Kurti, Asociacioni duhet të zbatohet

Donat Hashani

Ushtarja e FSK-së bëhet pjesë e Akademinisë Mbretërore britanike

Donat Hashani