Ndoshta të gjithë e dimë që të hash diçka të lehtë para gjumit nuk është e këshillueshme, por shpesh është shumë joshëse!
Në një botë ideale, të gjithë do të hanim një darkë të bollshme dhe të shëndetshme, pastaj diçka të ëmbël për ëmbëlsirë, dhe disa orë më vonë do të mbështilleshim në shtrat dhe do të flinim gjithë natën, me barkun plot deri të nesërmen.
Por jeta jonë e përditshme nuk është aq e thjeshtë. Shpesh rrimë zgjuar më vonë seç duhet, nuk kemi kohë të hamë darkë në kohën e zakonshme sepse kthehemi vonë në shtëpi, ose thjesht na zë uria në mbrëmje para gjumit . Prej kohësh ekziston një teori se të hash para gjumit lidhet me shtimin në peshë, por megjithëse kjo është kryesisht një mit, ajo që hani para gjumit mund të ndikojë në peshën tuaj me kalimin e kohës, si dhe në gjumin tuaj të qetë dhe të shëndoshë.