Telenews

Champions “i vërtetë”, finale të parakohshme në Fazën e Ligës

champions-“i-vertete”,-finale-te-parakohshme-ne-fazen-e-liges

Është hedhur në Monako shorti i fazës së ligës në UEFA Champions League, ku 36 skuadra kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

Kampionët e PSG-së nuk do ta kenë e aq të lehtë, ku përballë do të kenë ekipe si Bayern, Barcelona, Tottenham e Neëcastle.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për finalistët e Interit, me zikaltrit që kanë “peshkuar” Liverpool-in, Dortmundin, Arsenalin e Atleticon.

Reali do të takohet me rivalë të vjetër si Manchester City, Liverpool e Juventus, ndërsa Barcelona, përveç PSG-së, do të ketë dhe një duel të fortë kundër kampionëve të Botës, Chelsea-n.

Kalendari i Champions-it do të mësohet të shtunën e 30 korrikut, ndërsa ndeshjet e para do të nisin më 16 shtator. Sa i përket finales, ajo do të luhet më 30 maj 2026, në “Puskas Arena” të Budapestit.

Të ngajshme

Milano: Lëndimi i Ardon Jasharit thuhet se është serioz

KushtrimGuraj

Real Madrid drejt ndarjes me David Alaban – klubi i Serie A bën lëvizjen e parë për austriakun

KushtrimGuraj

Differdange – Drita, formacionet zyrtare

Donat Hashani