Telenews

Chelsea mposhtet nga Legia, por kualifikohet

Chelsea ka pësuar humbje në ndeshjen kthyese nga Legia Varshavë me rezultat 1-2, por ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës.

Fitorja e thellë në ndeshjen e parë 0-3 ishte vendimtare për londinezët për të kaluar tutje.

Vetëm pas 10 minutave lojë ishin mysafirët që kaluan në epërsi kur Thomas Pekhart realizoi nga penalltia për 0-1.

Megjithatë në minutën e 33-të vendasit barazuan rezultatin në 1-1 kur shënoi Cucurella nga afërsia pas asistimit nga Jadon Sancho.

Chelsea shënoi sërish me Cucurellan në minutën e 42-të, megjithatë goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.

Pjesa e parë u mbyll baras 1-1.

Mysafirët sërish gjetën golin shpejtë, kur Kapuadi realizoi për 1-2.

Deri në fund përkundër dominimit të Chelseat gola më nuk pati dhe ndeshja përfundoi me fitoren e skuadrës polake.

Megjithatë londinezët kalojnë në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Të ngajshme

Sonte El Clasico e basketbollit kosovar në Mitrovicë

Donat Hashani

Marash Kumbulla vendimtar për Espanyolin – goli i tij siguron tri pikët ndaj Getafes

KushtrimGuraj

Milani ka vendosur që ta transferojë përfundimisht Walker nga Man City

KushtrimGuraj