Telenews

Chicago Fire nis bisedimet me Lewandowskin për një transferim në MLS

Klubi amerikan, Chicago Fire, ka nisur bisedimet me sulmuesin e Barcelonës, Robert Lewandowski, për një transferim të mundshëm në MLS sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi polak është në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën dhe, sipas mediave të huaja, ende nuk kanë nisur negociatat për rinovim mes tij dhe drejtuesve të klubit katalanas.

Ndërkohë, Lewandowski ka zhvilluar bisedime me zyrtarë të Chicago Fire për një kalim të mundshëm në SHBA, ndërsa “BBC Sport” raporton se këto bisedime kanë përparuar pozitivisht.

Chicago Fire e kanë përfshirë Lewandowskin në të ashtuquajturën “discovery list”, çka do të thotë se asnjë klub tjetër i MLS-së nuk mund ta transferojë pa paguar një tarifë ndaj klubit nga Çikago.

37-vjeçari ka ende mundësinë të rinovojë kontratën me Barcelonën, ndërsa interesim për shërbimet e tij ka edhe nga Arabia Saudite.

Megjithatë, drejtuesit e Chicago Fire janë gjithnjë e më optimistë dhe besojnë se kanë shanse reale për ta bindur Lewandowskin të bashkohet me ta sezonin e ardhshëm.

Të ngajshme

“Prishtina 2030” po merr formë, ICMG vlerëson përgatitjet e deritanishme

Valjeta Turkaj

Arrihet marrëveshja: Milan siguron bomberin e ri për merkaton e janarit

KushtrimGuraj

Evropa nuk ka parë një sezon kaq të çmendur në ligë prej kohësh, edhe skuadra e fundit shpreson për titullin

KushtrimGuraj