Telenews

Chollet: Mezi presim anëtarësimin e Suedisë në NATO

Ambasadori i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka folur rreth anëtarësimit të Suedisë në NATO, pas bisedës me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare në Suedi, Henrik Landerholm.

Chollet tha se anëtarësimi i Suedisë do ta forcojë partneritetin transatlantik.

“Mezi presim të mirëpresim Suedinë në NATO sa më shpejt të jetë e mundur.”, ka shkruar Chollet në Twitter.

“Demokracia e fortë, aftësitë ushtarake dhe përkushtimi i Suedisë për të mbështetur angazhimet që mbështesin Aleancën tonë do të forcojnë partneritetin tonë transatlantik.”, shkroi tutje ambasadori Chollet.

Suedia ka aplikuar në të njëjtën kohë me Finlandën për anëtarësim në NATO  mirëpo Turqia është duke e bllokuar Suedinë me arsyetimin se është duke mbështetur “terroristët”.

Ndërsa Finlanda është bërë anëtarja më e re e aleancës muajin e kaluar duke u bërë  anëtarja e 31-të të aleancës veri-atlantike.

Postimi i plotë:

 

Të ngajshme

Vuçiq: Asociacioni do ta vendoste policinë në veri në duart e serbëve

KushtrimGuraj

Zotimi i Haradinajt: Në qeverinë e ardhshme prioritet anëtarësimi në BE e NATO

KushtrimGuraj

SPERTK falënderon Komisionin Evropian për mbështetjen ndaj RTK-së

KushtrimGuraj