Telenews

Christian Norgaard po i bashkohet Arsenalit

Christian Norgaard do të bëhet lojtar i Arsenalit këtë verë, kanë konfirmuar Fabrizio Romano.

Sipas ekspertit të trasnferimeve, Arsenali dhe Brentfordi kanë arritur një marrëveshje mbi transferimin pasi bisedimet u përshpejtuan të mërkurën.

Fabrizio Romano konfirmon: “Christian Norgaard te Arsenali, ja ku shkojmë! Marrëveshja është arritur klub me klub pas propozimit prej 11 milionë eurosh të dërguar sot”.

“Kushtet personale janë arritur gjithashtu me Norgaardin, i cili do të kryejë vizitat mjekësore, Brentfordi e ka autorizuar lojtarin të udhëtojë”.

31-vjeçari do të jetë një nga dy mesfushorët e rinj mbrojtës të Arsenalit, së bashku me Martin Zubimendin.

Ata do të zëvendësojnë Jorginhon dhe Thomas Parteyn.

 

Të ngajshme

Shkon në 12-të numri i skuadrave që siguruan kualifikimin në 16 më të mirat e Kupës së Botës për Klube

KushtrimGuraj

Tare gëzon tifozët e Milanit, konfirmon qëndrimin e dy yjeve të skuadrës

Valjeta Turkaj

Luka Modriq do të bashkohet me Milanin pas Kupës së Botës për Klube

Valjeta Turkaj