Telenews

Çifti në Fushë Kosovë rrahen me njëri – tjetrin pas një debati, përfundojnë të dy në Polici

 

 

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çiftet shpeshherë nuk arrijnë t’i zgjidhin telashet e tyre dhe eskalojnë në kërcënime e dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.

Në Polici kanë përfunduar gjatë ditës së djeshme edhe një çift nga Fushë Kosova, pasi dyshohet se u përfshinë në një përleshje fizike.

Burimet e Gazetës brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të dyshuarit kanë pasur një konflikt verbal që më pas ka ka eskaluar në sulm fizik dhe për pasojë kanë pësuar lëndime trupore.

Palët janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Të ngajshme

Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në trafik

KushtrimGuraj

Ç’surpriza ka përgatitur moti të dielën në Kosovë?

KushtrimGuraj

Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore

Erzana Fazliu