Telenews

CILI ËSHTË DEPUTETI I VV-SË QË S’PO SHKON NË KUVEND, SHKAKU I PAKËNAQËSIVE ME PARTINË

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se është një deputet i Vetëvendosjes, që është duke bojkotuar seancat e Kuvendit qe disa muaj, shkaku i pakënaqësive me partinë. Tha se VV-ja ia ka kërkuar atij edhe dorëzimin e mandatit. Por, kush është ky deputet?
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka qenë mbrëmë i ftuar në Pressing të T7, ku ka folur për zhvillimet e fundit në vend.
Gashi kishte Kritika për partinë në pushtet, derisa tha se pakënaqësi me Vetëvendosjen po kanë edhe deputetët e kësaj partie.
Gashi deklaroi se ka probleme brenda Lëvizjes Vetëvendosje dhe se ka deputetë që për shkak të pakënaqësive që i kanë me partinë, i bojkotojnë seancat e Kuvendit.
Sipas Gashit, këta janë deputetë që kanë autoritet dhe ndikim. Madje, tha se është një deputet i VV-së që ka disa muaj që nuk vjen në Kuvend.
“Unë të garantoj që ka shumë probleme brenda me deputetë të VV-së. Ka deputet të VV-së që ka disa muaj që nuk vjen në Kuvend. Vjen nënshkruhet edhe thotë që: unë nuk votoj kurgjo për juve edhe del prej seancës”, tha Gashi.
Ai se ka zbuluar emrin e këtij deputeti, por vetëm ka thënë se Vetëvendosje ka kërkuar nga ai që ta dorëzojë mandatin.
“Nuk kam moralisht të drejtë të përmend emra të deputetëve të VV-së, nëse pak interesoheni i gjeni. Kogja me autoritet dhe ndikim që nuk marrin pjesë në punimet e Kuvendit për shkak të pakënaqësive me VV-në. I kanë thënë: Dorëzo mandatin, le të vjen dikush tjetër”, ka deklaruar shefi i deputetëve të LDK-së.
Tutje, Gashi ka thënë se vendimet e Qeverisë po merren nga disa emra të “pakonfirmuar dhe paidentifikuar” në zyret e VV-së.
“Qeveria presim që ta bëjë punën e vet. Të sillet si qeveri dhe të qeverisë dhe jo të sillet si institucione i cili udhëhiqet nga teket individuale nga persona të paidentifikuar dhe pakonfirmuar”, ka thënë ai.
Sipas tij, çdo vendim shkon fillimisht në zyrat e Vetëvendosjes.
“Çdo vendim i mundshëm. Shkon fillimisht në zyre të VV-së dhe kalon nëpër ato komitetet”, shtoi ai.
Gashi thotë se për këto pohime nga informacione të sakta.
“Mësa kam informacion dhe si e shoh se funksionon Kuvendi. Këtë e them me kompetencë. Të gjitha vendimet merren në komitete të partisë. Ja nini krismën ma vonë. Po flas për vendime të përditshme. Jemi duke folur për çështje që kanë të bëjnë me qeverisjen. Po flas vetëm për pjesën që cenon institucionet e Kosovës. Si marrin vendimet në parti është punë për ta. Por punët e Kuvendit të shkojnë tjetërkund është problematike. Është paaftësi e qeverisë sepse për një çështje që ka të bëjë me energjetikën e Kosovës duhet vendimi me shku e me u marr neper komunitete te partisë. Me me i thirr institucionet e pavarura ligjore me dhënë raport ne komunitete të partisë është shkelje e rëndë ligjore dhe kushtetuese .Ka ndodh dhe po ndodh për ditë”, tha Gashi.
Ai foli edhe për mos formimin e Komisionit Hetimor për energjinë. Tha Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit dëshiron të fsheh diçka, duke pamundësuar hetimin e shtrenjtimit të rrymës elektrike.
Në emisionin Pressing, Gashi thotë se s’do të bëhen pjesë e një Kuvendi, në të cilin sipas tij, thehet shtylla e demokracisë.
“Vetëvendosje e pat një panik të paarsyeshëm ose të arsyeshëm, sepse po duan me fsheh diçka dhe thanë : “ju po flisni dhe ju po doni me hetuar e na nuk lejojmë””, tha Gashi.
“E pamundësuan që komisioni të formohet me gjashtë nënshkrime”, shpjegoi Gashi.
“Këta duan me pamundësua funksionin mbikëqyrës të Kuvendit që është shtylla e demokracisë”, shtoi ai.
“Ne nuk do të lejojmë. Nuk ka kuptim që na me marrë pjesë, me votu në një Kuvend ku thehet njëra prej tre shtyllave themelore të parlamentarizmit”, tha Gashi.

Të ngajshme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim për Kosovë e rajon

Donat Hashani

“Të parin e kisha vjerrë Halil Matoshin” – enveristi kosovar kërcënon publikisht

KushtrimGuraj

Gruas në Ferizaj i konfiskohet pushka me tetë fishekë

KushtrimGuraj