Telenews

‘Cirku votues’, Haradinaj i reagon Abdixhikut: Vazhdo të vendnumërosh se kjo të shkon për shtati Lumir

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook tha se LDK-ja nuk ka votë promovuesi vulgar të urrejtjes, ndarjes e propagandës dhe u shpreh se përfaqësimi politik duhet të jetë fisnik e shembull për qytetarinë e vendit.

Abdixhiku gjithashtu është shprehur se refuzojnë të bëhen siç e quajti ai, pjesë e cirkut votues për nënkryetarët minoritarë.

“Natyrisht se LDK-ja nuk shpërblen mediokritetin. Natyrisht se LDK-ja nuk ka votë promovuesi vulgar të urrejtjes, ndarjes e propagandës – në nivelet më të larta institucionale. Besojmë se përfaqësimi politik duhet të jetë fisnik; shembull për qytetarinë e Republikës më të re në Evropë. Akademik Idriz Ajeti ka qënë kryetar i parë i Kuvendit të Republikës. Sot, tri dekada e gjysmë më pas, 73 deputetët e Kuvendit shpërfaqën më së miri ndoshta dhe gjithë rrënimin vleror që po i ndodhë kësaj shoqërie nga popullizmi”.

“Uroj që votuesit e partisë të parë, të kenë kuptuar se ku ka përfunduar vullneti i tyre. Ne refuzojmë të përfaqësojmë këtë mendësi. Siç dhe refuzojmë të bëhemi pjesë e cirkut votues për nënkryetarët minoritarë. Kanë marrë drejtimin e Kuvendit drejt theqafjes jokushtetuese. Le t’i japin zgjidhje krizave që i shkaktojnë qëllimisht; përfshirë dhe precedaneve të rrezikshme bllokuese nga Serbia në të ardhmen. Ky s’është drejtimi ynë! Prandaj dhe s’mund e s’duam të jemi pjesë e një skenari të tillë”, ka shkruar ai.

Ndaj kësaj deklarate të Abdixhikut ka reaguar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë se LDK-ja është betonuar pro bllokadës.

Duke iu drejtuar kreut të LDK-së, Haradinaj tha se ai ka vendnumëruar në vazhdimësi dhe po vazhdon ende ta bëjë një gjë të tillë.

“AAK e ka vërejtur muaj më parë që vendi po hyn në bllokadë të thellë institucionale dhe kjo ka ndodhur. Duke e parë këtë rrezik katastrofik për vendin, AAK e ka dërguar kërkesën për interpretim në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo, me vendimin e saj të parë dhe të dytë, e ka vendosur modelin e daljes nga bllokada dhe ne jemi pozicionuar pro vendimit të Gjykatës”.

“Kaq ka qenë përgjegjësia jonë dhe kaq kemi bërë. Veç Lumir Abdixhiku me të tijët, janë betonuar pro kësaj bllokade. Lumiri ka vendnumëruar në vazhdimësi dhe po vazhdon të vendnumërojë ende. Vazhdo të vendnumërosh se kjo të shkon për shtati ty, Lumir”, ka shkruar tutje Haradinaj.

Të ngajshme

Ekskluzive | Këta janë dy kushërinjtë që u kapën me kallashnikov e pushkë gjuetie në Malishevë

KushtrimGuraj

Hasani: Shorti për nënkryetarët nuk mund të administrohet arbitrarisht nga kryetari i Kuvendit

KushtrimGuraj

Zelensky thotë se puna me partnerët mbi garancitë e sigurisë ‘duhet të përshpejtohet’

KushtrimGuraj