Telenews

Çitaku: Ajo që ndodhi më 16 shtator është krim ndaj drejtësisë dhe historisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka deklaruar se ajo që ndodhi më 16 shtator përbën krim ndaj drejtësisë dhe historisë, duke thënë se do të punohet që kjo të përmirësohet përmes procesit të apelit, raporton Ekonomia Online.

“Sepse ajo çfarë ka ndodhur me 16 shtator, është krim ndaj drejtësisë, është krim ndaj historisë, dhe krim i cili ne po besojmë dhe për të cilin do të punojmë që ta përmirësojmë në apel”, tha Çitaku.

E pyetur nëse ka informacione nëse presidentja e ka dekretuar ligjin për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, Çitaku u përgjigj shkurt.

“Nuk e di”, tha ajo.

Gjykata Speciale shpalli fajtorë katër ish-krerët e UÇK-së, duke i cilësuar përgjegjës për krime lufte.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burg, Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13 vite.

Të ngajshme

Presidenti i Malit të Zi viziton sot Kosovën, Policia paralajmëron bllokime të përkohshme të rrugëve

Rrezarta Ramaj

Kontrollojeni kuletën, disa monedha 2-euroshe mund të vlejnë mijëra euro

Rrezarta Ramaj

Raportohet pë E-mail kërcënues për bombë në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë

Rrezarta Ramaj