Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se ky subjekt politik nuk pranon të bëhet pjesë e një spektakli të panevojshëm sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.
“PDK-ja ka qenë vazhdimisht konsistente në mbështetjen e dialogut me Kosovën e Sebrinë. Ne i kemi dhënë hapësirën e nevojshme kryeministrtit për të përmbushur obligimin e tij kushtetues e ligjor. Konstruktiviteti ynë nënkupton se në nuk pranojmë të bëhemi pjesë e një spektakli të panevojshëm”, tha Çitaku në Prime Time.

