Telenews

Çitaku: Bashkërendimi me SHBA-në nuk është servilizëm

Nënkryetarja  e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas vendosjes së sanksioneve nga SHBA-ja ndaj Kosovës. 

Çitaku ka thënë që bashkërendimi me SHBA-në nuk është servilizëm e as nënshtrim por është vlerë dhe garancë.

“Bashkërendimi me SHBA-të është vlerë e krijuar me shumë mund. Nuk është as servilizëm as nënshtrim. Është garancë për të ardhmen.”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo ka renditur raste në të cilat sipas saj, SHBA-ja e ka ndihmuar Kosovën.

“Kur ka vendosur të udhëheqë ndërhyrjen ushtarake të NATO-s kundër caqeve të forcave ushtarake dhe paramilitare të Serbisë në vitin 1999, SHBA-të kanë vënë në tavolinë jo vetëm tërë forcën e tyre ushtarake dhe politike. Kanë vënë në tavolinë edhe kredibilitetin e tyre.”, tha Çitaku.

“Njejtë, kur kanë shtyer përpara procesin e shpalljes së pavarësisë dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, në tavolinë kanë qenë garancat amerikane.”

“Ngjashëm ka qenë pregaditja dhe mbrojta e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. “

“E transformimi i mandatit të FSK në ushtri kish me qenë i pamundur pa SHBA-të.”, shtoi ajo.

Tutje, nënkryetarja e PDK-së tha se kryeministri ka për detyrë fuqizimin e bashkëpunimit me SHBA-në dhe jo rrënimin.

Ndërkaq tha se Kosova nuk i takon një njeriu./Reporteri.net./

Postimi i plotë:

Të ngajshme

Ish-komandanti i UÇK-së tregon se si janë siguruar arsenali i armëve në sulmin e serbëve ndaj policëve në veri

KushtrimGuraj

Salla e sporteve në Samadrexhë merr emrin e heroit Afrim Bunjaku, komuna ndanë 5 mijë euro për familjen e tij

KushtrimGuraj

Policia me fushatë vetëdijësuese kundër zjarreve: “Mos ndez zjarr, mos shkakto rrezik të përgjithshëm”

KushtrimGuraj