Telenews

Çitaku: E ardhmja e Kosovës nuk guxon të rrezikohet për një grusht vota, Kosova nuk i takon një njeriu

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend, ku u paralajmëruan sanksione ndaj Kosovës nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku ka shkruar se Kosova nuk i takon një njeriu dhe se e ardhmja e vendit nuk mund të rrezikohet për një grusht votash.

“Çfarë Kosove duam ne për fëmijët tanë? Të izoluar apo të integruar në BE dhe NATO?” – ka pyetur ajo.

Kualiteti i aleancave dhe mirëmbajtja e tyre është po aq e rëndësishme sa edhe sovraniteti. E ardhmja e Kosovës nuk guxon të rrezikohet për një grusht vota. Kosova nuk i takon një njeriu”, ka shkruar Çitaku.

 

 

Të ngajshme

Babai dhe vajza 3-vjeçare humbin jetën në aksident në Gjermani

Yllka Gashi

Topi i Artë e la jashtë, Raphinha përgjigjet në mënyrën më të mirë: Me gola dhe asistime

Yllka Gashi

“Lufta për UÇK-në”: Po nisim një dialog të brendshëm për vlerat e vërteta të luftës çlirimtare

Yllka Gashi