Telenews

Çitaku e krahason Gërvallën me ministrat e vendeve totalitare

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku i ka reaguar ministres së Jashtme Donika Gërvalla, pas deklaratës së saj që Perëndimi duhet ta ndryshojë strategjinë dhe të dërgojë diplomatë të tjerë në Ballkan.

Çitaku ka thënë se në këtë formë deklarohen vetëm ministrat e punëve të jashtme të vendeve totalitare.

“Skandaloze. Vetëm ministrat e punëve të jashtme nga vendet totalitare deklarohen në këtë mënyrë për diplomatët evropianë dhe amerikanë”,ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ministrja Gërvalla, ka kërkuar që Perëndimi të ndryshojë strategjinë e tij, të dërgojë diplomatë të tjerë në Ballkan dhe të mbajë një qëndrim më të ashpër karshi Serbisë.

Në një intervistë dhënë gazetës austriake “Der Standard”, Gërvalla ka akuzuar të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për qëndrime të njëjta me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, çka sipas saj, e inkurajojnë atë të përshkallëzojë situatën.

Të ngajshme

Motra e Olta Gixharit, Gerta bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania

Erzana Fazliu

Abdixhiku prezanton projektin e Stadiumit Kombëtar në Bërnicë

Erzana Fazliu

“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë drejt Sarës

Erzana Fazliu