Telenews

Çitaku falënderon ShBA-në, BE-në e Shqipërinë për lirimin e tre policëve

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka falënderuar SHBA-në, Bashkimin Evropian dhe Republikën e Shqipërisë, për lirimin e tre policëve të kidnapuar nga Serbia.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka konfirmuar lirimin e tre policëve.

“Lirohen tre policët nga Kosova. Falënderim dhe mirënjohje SHBA-ve, Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë”, ka thënë Çitaku.

Gjatë ditës së sotme, Gjykata në Kralevë ka marrë vendim për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat serbe me 14 qershor.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban me anë të një postimi në Facebook ka konfirmuar lirimin e tre policëve si dhe ka marrë meritat për lirimin e tyre.

Përmes një postimi në Facebook, ministri Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka informuar kryeministrin Viktor Orban për lirimin e policëve.

Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u kidnapuan më 14 qershor brenda territorit të Kosovës.

Të njëjtit dolën sot sërish para Gjykatës së Kralevës në Serbi, ku raportohet se edhe u mor vendimi për lirimin e tyre.

Tre policët janë vizituar nga familjarët e tyre të premten, derisa njërit prej tyre i janë siguruar edhe barnat.

Para disa ditësh, në një konferencë për media, kryeministri Kurti dhe ministrja Gërvalla, kanë shpalosur detaje për vizitën e ambasadorit Jetishi te tre policët kufitarë.

Kurti tha se policët i kanë rrëfyer Jetishit momentin e rrëmbimit nga njësitë serbe

“Të tre kanë qenë bashkë. Të tre e kanë rrëfimin e njëjtë kur pyetën ndaras nga njëri-tjetri nga ambasadori ynë. Përshkrimi i policëve është i njëjtë. Janë tri rrëfime të ndara identike, të cilët thonë se në momentin e rrëmbimit më 14 qershor kanë qenë tek tryeza e improvizuar për ngrënie. Pra kanë qenë duke ngrënë drekë kur 15 persona i kanë rrethuar, sulmuar dhe rrëmbyer.

Ndësa, Gërvalla ka treguar për kushtet në të cilat gjenden ata.

“Nga momenti i shqiptimit të masës së zgjatjes së paraburgimit për 30 ditë, tre oficerët janë vendosur në Qendrën e Paraburgimit në Kralevëve. Ata janë të vendosur në dhoma të veçanta tek e tek, mirëpo nuk kanë qasje as në TV ose në ndonjë formë të mediave të shkruara ose tjera. Sipas tyre, trajtimi nga gardianët dhe stafi tjetër është korrekt, atyre u jepet ushqim në baza të rregullta ditore, edhe pse sipas njërit prej tyre cilësia është jo e mirë. Dje autoritetet e burgut iu kanë dhënë ndërresa të brendshme dhe aksesorë të higjenës, por Mustafa ka thënë se i mungojnë medikamentet bazike që i përdor rregullisht për gjendjen shëndetësore dhe kjo po ia vështirëson qëndrimin në burg. Përmes Jasahrit dhe kontaktit me familjen e tij do të përpiqemi që të sigurojmë medikamentet për Mustafën”, ka deklaruar ministrja.

Të ngajshme

​Përurohet nënstacioni policor në Junakë të Zveçanit

Blearta

Nga një muaj paraburgim ndaj shtatë të dyshuarve për kërcënim të votuesve në Graçanicë

Blearta

Futbollisti i Manchester United nuk merr ftesë nga Anglia

Blearta