Telenews

Çitaku i reagon Aliut: S’mundesh me dashtë Shqipërinë duke e urrejtur Kosovën

 

 

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili tha mbrëmë se e sheh Kosovën më shumë si projekt të përkohshëm.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çitaku ka thënë se nuk mund ta duash Shqipërinë, duke e urryer Kosovën.

“Nuk mundesh me e dashtë Shqipërinë duke e urrejtë Kosovën.  Qeveritë janë të përkohshme. Kosova është e përjetshme”, shkroi ajo.

Kujtojmë se Aliu tha se Kosova është një projekt i përkohshëm, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë.

”Unë e shoh sot Kosovën më shumë se një projekt të përkohshëm. Cilat janë elementet që sot përpiqen me kriju kombin kosovar? Kushtetuta e Republikës së Kosovës është e një vendi multi-etnik, çfarë është kosovari, a është kosovari shqiptar apo diçka tjetër, nëse do të krijonim një komb që do të synonte një përzierje të etnive nuk e di sa do të ketë sukses, dhe nuk është duke pasur sukses”.

Të ngajshme

Gara për asamble, kush po prin në Mitrovicë?

Donat Hashani

Donald Tump, “kryezjarrfikësi” që po shuan zjarre, por që s’e vë re prushin në Kosovë

Donat Hashani

Dalin votat e kandidatëve për asamble të Fushë-Kosovës

Donat Hashani