Telenews

Çitaku i reagon Kurtit pasi refuzoi takimin me Ramën: Kjo është marrëzi, turp

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili të mërkurën tha se nuk do të takohet me homologun nga Shqipëria, Edi Rama, në një takim që është jashtë mbledhjes se Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Kurti në konferencën e mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë, u shpreh se mendon që mbledhja e dy qeverive ishte anuluar në mënyrë të paarsyeshme nga Rama dhe se takimin me të mund të bëjë vetëm në kuadër të një mbledhje të tillë.

E në reagimin e saj Çitaku ka thënë se kjo është marrëzi dhe turp.

“Si është e mundur që Kryeministri Kurti refuzon takimin me Kryeministrin e Shqipërisë?!! Si është e mundur?! Kjo është marrëzi. Turp”, ka shkruar ajo.

Nënkryetarja e PDK-së tutje ka thënë se kryeministri Kurti e takon presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pa kushte.

“Vuçiçin e takon pa kushte, e Ramës i vendosë kushte. Kryeministër, Kosova nuk është lodër. Qeverisja nuk është lojë fëmijësh. Lëri inatet, mllefet e hatërmbetjet personale”, ka përfunduar Çitaku.

Të ngajshme

Franca shtetasve të vet: Tregoni vigjilencë më 16 shtator, larg tubimeve

Yllka Gashi

Djali i Thaçit niset drejt Hagës bashkë me Abelard Tahirin

Yllka Gashi

Rritet gatishmëria e fëmijëve për shkollë, Kurti: Kosova ka shënuar përparim të rëndësishëm

Yllka Gashi