Telenews

ÇITAKU – KURTIT: KOSOVA ËSHTË ANËTARE E BYROSË NDËRKOMBËTARE TË EKSPOZITAVE MOTI, QEVERIA BËRI SKANDAL

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka votuar për të aplikuar për anëtarësimin e vendit tonë në Byron Ndërkombëtare të Ekspozitave, duke thënë se është skandal pasi Kosova është anëtare e Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave që nga dhjetori i vitit 2015.

Ajo ka postuar në Facebook disa dëshmi, ku edhe ka shkruar se Kosova po ashtu ka aderuar në konventat relevante të EXPO.
“Kosova ka marrë pjesë në EXPO Antalya në vitin 2016, e së fundi edhe në EXPO Dubai. Sinqerisht, skandaloze. Hajt po e shpallim pavarësinë edhe një here…Kryeministër, apliko në Këshill të Evropës. Votat i kemi. Mos u bëni qesharak për të aplikuar për antarësim në organizatat ku tashmë jemi anëtar”, ka shkruar ajo.

Të ngajshme

Trumpi bëhet presidenti i parë amerikan në detyrë që shfaqet në një monedhë në qarkullim –

KushtrimGuraj

Banesat për 7.3 % më shtrenjt se vitin e kaluar, Prishtina prinë për rritje çmimi

Yllka Gashi

Takim i ri Kurti-Abdixhiku

Yllka Gashi