Telenews

Çitaku për Haxhi Thaçin: Zemra i rrahu deri në momentin që sytë mundën ta shihnin edhe një herë të birin

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook tha se me zemër të thyer mori lajmin lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babit të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Ajo u shpreh se përkundër moshës, dhimbjes e sëmundjes, siç u shpreh ajo, zemra i rrahu deri në momentin që sytë mundën ta shihnin edhe një herë të birin.

“Me zemër të thyer mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Haxhi.  Një jetë e jetuar me dinjitet, me përkushtim e dashuri për familjen, njerëzit, dhe vendin e tij”.

“Përkundër moshës, dhimbjes e sëmundjes, zemra i rrahu deri në momentin që sytë mundën ta shihnin edhe një herë të birin.  Një testament dashurie dhe force deri në frymën e fundit”, ka shkruar Çitaku.

Të ngajshme

Kurti edhe sonte zbarkon në Mitrovicë me xhipa të zinj për ta “ngritur Pecin”

KushtrimGuraj

Presidentja Vjosa Osmani, mandaton Glauk Konjufcën për kryeministër

KushtrimGuraj

Situata e vendeve kandidate – çfarë thotë raporti i BE-së?

KushtrimGuraj