Telenews

Çitaku: Për Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka folur për media pas dështimit të 35’të për ta konstituuar Kuvendin.

Çitaku i bëri thirrje publike Lëvizjes Vetëvendosje për reflektim, duke shtuar se Kosova është buzë kolapsit.

Ndër tjerash,  deputetja e PDK-së tha se egoja e Kurtit është më e madhe se Kosova.

“Për Albin Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti, egoja është më e madhe se Kosova, ambicia është më e rëndësishme se demokracia, kjo situatë duhet të marrë fund dhe presim nga VV që të reflektojë. Kosova është buzë kolapsit”, tha Çitaku.

Të ngajshme

Zgjedhet kryetari i PDK-së

Donat Hashani

PDK miraton Deklaratë Politike me 15 pika

Donat Hashani

Këto zona të Kosovës mbesin pa ujë për shkak të punimeve të KEDS-it

Donat Hashani