Telenews

Çitaku pyet Kurtin: Nëse jo me ShBA-në, BE-në e NATO-n, atëherë me kë po koordinohesh?

 

 

Deklaratat e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për problemet “në komunikim” me kryeministrin Albin Kurti, janë pasuar me reagim të fortë nga opozita.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, përmes një postimi në Facebook, ka ngritur shqetësimin për të kuptuar se me kë po koordinohet kryeministri Albin Kurti, nëse jo me partnerët kryesorë si ShBA, BE, NATO.

“Por, duhet të them, aktualisht ne kemi një problem me komunikimin me kryeministrin, nuk është veç ShBA-ja, këtë problem Kosova e ka edhe me BE-në, me NATO-n, me Britaninë e Madhe. Edhe me partnerë të tjerë, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Kemi pasur një partneritet shumë të afërt me Kosovën në të kaluarën, ne duam ta kemi këtë lidhje edhe tani siç ishte në të kaluarën.” , shkroi ndër tjerash ish-ambasadorja.

Të ngajshme

Dhunë fizike ndaj një gruaje në Viti, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i saj

Rrezarta Ramaj

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona

Rrezarta Ramaj

Alaudin Hamiti zbulon pamje para nisjes së Bigut: “Emocione të reja na presin në një studio krejtësisht të re”

Rrezarta Ramaj