Telenews

Çitaku: Shpresoj që sa më parë të kemi zgjedhje parlamentare

 

 

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se e vetmja fushë ku shkëlqen kryeministri Albin Kurti, është propaganda.

Ajo ka thënë se shpreson që sa më parë të mbahen zgjedhjet parlamentare në mënyrë që të matet forca e partive politike.

“Unë nuk mendoj që Albin Kurti e ka demoluar opozitën. Parametri i vetëm që e mat forcën politike janë zgjedhjet dhe ne kemi pasur zgjedhje lokale para dy vjetësh ku opozita ka fituar”, ka thënë Çitaku në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

“Shpresoj që sa më parë të kemi zgjedhje parlamentare dhe aty do të bëhet matja e vërtetë. Një është e vërtetë, e vetmja fushë ku shkëlqen kryeministri Kurti është propaganda. Ajo është fusha e vetme ku ai shkëlqen”, ka shtuar ajo.

Tutje, ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, ka thënë se ajo nuk shqetësohet nëse Kurti po e përfill opozitën ose jo. Sipas saj, Qeveria Kurti duhet ta përfillë shtetin e Kosovës dhe Kushtetutën e saj.

Të ngajshme

Parashikimi i motit për sot

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e ditës: 06 shkurt 2026

Valjeta Turkaj

Haradinaj në zyrën e kongresmenit Keith, i kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

KushtrimGuraj