Telenews

Çitaku: Sigurimi i rrymës është beteja reale, jo luftërat imagjinare në kokën e kryeministrit

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se beteja e vërtetë tash është energjia e jo “luftërat imagjinare në kokën e kryeministrit”.

Ajo i është referuar njoftimi të KEDS-it, ku nga sot do të ketë reduktime të energjisë elektrike.

“6-2 orari i reduktimeve në mes të Gushtit, kur niveli i konsumit është i ultë. Mund ta marrim me mend se si do të jetë dimri në Kosovë këtë vit”, ka shkruar ajo në Facebook, të hënën.

Sipas saj, dikush duhet të jap përgjegjësi për këtë situatë.
“Dikush duhet me dhanë përgjegjësi për sabotimet e njëpasnjëshme të secilit projekt i cili do të rriste pavarësinë energjetike të Kosovës”.

Çitaku ka shtuar se sigurimi I energjisë është çështje e sigurisë kombëtare.

“Këto janë betejat e vërteta, e jo luftërat imagjinare në kokën e Kryeministrit”, ka thënë Çitaku. /Express

Të ngajshme

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon për të tretën ditë, protestuesit mblidhen në sheshin e Prishtinës

Rrezarta Ramaj

Rama ‘godet’ Kurtin: Përkundër kryeministrit që s’shkon, ne jemi gjithmonë për bashkëpunim me Prokurorinë

Rrezarta Ramaj