Telenews

Çitaku: Vrasje, plaçkitje gjithandej – dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë shkallë të pasigurisë

 

 

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dy vrasjeve që tronditën mbrëmë kryeqytetin.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çitaku ka thënë se dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë shkallë të pasigurisë. Vrasje, plaçkitje, rrahje gjithandej.

Dy vrasje brenda natës në kryeqytet.  Përtej dhimbjes dhe solidaritetit me familjarët e viktimave, dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë shkallë të pasigurisë. Vrasje, plaçkitje, rrahje gjithandej.  E tmerrshme”, shkroi ajo.

Ndryshe mbrëmë, Liridona Murseli, bashkëshortja e ish-këshilltarit të ish-presidentit Behgjet Pacolli, Naim Murseli, mbrëmë ka mbetur e vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Po ashtu, Ali Kosova, ka humbur jetën pasi i njëjti dyshohet se është therur me thikë nga dhëndri i tij, Edon Bujupi, transmeton Telenews.al

Të ngajshme

Shkon në 67 mijë e 967 numri i të vrarëve në Gaza

Donat Hashani

Dogana ndalon dy çanta luksoze “Hermes” të padeklaruara në Vërmicë, me vlerë mbi 16 mijë euro

Valjeta Turkaj

Çallaku: Koha për qeveri të reformës institucionale

Valjeta Turkaj