Telenews

Çka gjeti Inspektorati brenda kafeneve të “muzikës” në Ferizaj?

cka-gjeti-inspektorati-brenda-kafeneve-te-“muzikes”-ne-ferizaj?

Hallakamës e muzikës deri në orë të vona i erdhi fundi në lagjen që çmendi banorët e Ferizajt.

Rruga që deri dje ushtonte nga kafenetë dhe numri i madh i mysafirëve, tani është kapluar nga qetësia.

Kjo është rezultat i ndërhyrjes së Inspektoratit Sanitar dhe Njësitit për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore.

Këto dy institucione dolën në terren pas raportimit të Kiks Kosovës javë më parë për problematikën e ngritur nga Kisha Katolike, e cila ka përballë këto kafene.

Kisha ankohej sepse brenda këtyre kafeneve kishte dyshime se po ushtrohej prostitucion dhe se zhurmat nga aty po pengonin funksionimin e këtij institucioni fetar.

Kiks Kosova ka mësuar se Inspektorati ka hasur në disa parregullsi gjatë kontrolleve në atë zonë.

Sipas inspektorit sanitar në Ferizaj, Enver Sopi, kushtet higjienike të punëtorëve dhe të lokalit nuk kanë qenë brenda standardeve.

Ai tha se nuk dihet se deri kur këto lokale do të qëndrojnë të mbyllura, derisa të plotësojnë kushtet e kërkuara për mbarëvajtjen e një lokali.

Madje për këtë, lokalet do të gjobiten me gjobë deri në 500 euro, në varësi të numrit të punëtorëve.

Të ngajshme

Sveçla e Peci homazhe për viktimat e trazirave të marsit në Mitrovicë të Jugut

Valjeta Turkaj

Izraeli thotë se është vrarë shefi kryesor i sigurisë së Iranit

Valjeta Turkaj

Shqipëri: Me 79 vota pro, Kuvendi voton për shpalljen e Iranit si vend që sponsorizon terrorizmin

Valjeta Turkaj